Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur pas fitores së vuajtur ndaj Parmës me rezultatin 2-1. Cristiano Ronaldo shënoi dy gola duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
NDESHJA – “Kemi gabuar vetëm në Superkupës, ndërkohë që kishim luajtur mirë në ndeshjet para finales. Nuk e di motivin e vërtetë, gabuam vetëm ndaj Lazios, një rival shumë i fortë. Kundër Parmës luajtëm mirë. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen, do të evitonim vuajtjet në minutat e fundit ndaj një ekipi që po vjen në rritje. Edhe ne po rritemi”.
RIVALËT – “Lazio apo Inter? Shumë gjëra i kam frikë, por nuk kanë lidhje me futbollin. Mund të them që janë sy skuadra fantastike, njëra prej të cilave ndodhet në një moment të mahnitshëm. Shpresoj t’i zgjasë sa më pak”.
KËRKESA – “Duhet të rritemi në menaxhimin e ndeshjeve dhe intensitet. Shpeshherë mbajmë topin dhe bëjmë pasime në gjysmëfushën tonë, nuk më pëlqen kjo gjë. Do të preferoj të ndëshkoheshim me kundërsulm, mjafton të qarkullojmë topin përpara. CR7? Është një fenomen. Mund të të krijojë ndonjë problem të vogël, por të zgjidh 100 probleme të tjera”.