Flash News

KRYESORE

Sarri habit me zgjedhjet e tij: Higuain dhe Dybala së bashku!

Sarri habit me zgjedhjet e tij: Higuain dhe Dybala së bashku!

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur para ndeshjes me Bolognan. Ai ka një sfidë mjaft të veçantë në stol së bashku me teknikun Sinisha Mihajlovic. Ai shpreson ta shohë në stol teknikun serb.

TË DËMTUARIT - “Për fat të mirë Danilo dhe Ramsey janë kthyer. Douglas Costa dhe De Siglio po punojnë dhe po ecin me hapa të shpejt për t’u rikthyer, por akoma nuk janë bashkuar me grupin.”

EKIPI - “Renditja nuk ka rëndësi tani. Dua nga ekipi që të përqendrohet dhe të bëjë një performancë dhe ndeshje të mirë. Është e vështirë pas ndeshjeve të kombëtareve, pasi duhet ta nisësh nga e para dhe ka shumë rreziqe.”

SULMI - “Dybala dhe Higuain mund të luajnë të dy ndaj Bolognas. Për Cuadradon mendoj se do të vazhdojë të stërvitet si mbrojtës. Nga ana taktike po përmirësohet shumë. Duhet të bëjë më shumë stërvitje në rolin difensiv dhe jo në atë ofensiv.”

BOLOGNA - “Bologna është një ndër ekipet që më ka impresionuar më së shumti në këtë pjesë të parë të sezonit. Shpresoj që nesër ta shoh në stol Sinisa Mihajlovic.”

Të fundit