Flash News

KRYESORE

Sarri harron Interin: Nuk mendoj për ta, vetëm për SPAL!

Sarri harron Interin: Nuk mendoj për ta, vetëm për SPAL!

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur para ndeshjes me SPAL-in. Ai ka theksuar se nuk po mendon për duelin ndaj Interit për titullin kampion, por vetëm me duelin kundër ekipit të Etrit Berishës.

“Nuk dua t’ia di për javën e ardhshme dhe për lojtarët që mund të mungojnë ndaj Interit nëse ndëshkohen me kartona. Fokusi i plotë duhet të jetë te ndeshja nesër ndaj Spal. Dua t’i marrim ndeshjet një e nga një.

“Chiellini? Giorgio është shumë mirë. Është në hapat e fundit për të qenë 100% gati. Nesër në fushë do të zbresë ekipi më i mirë i mundshëm. Moduli i lojës? Varet nga lojtarët që kemi në dispozicion. Besoj se 4-3-3. Në pjesën defensive nuk do të ketë ndryshime”, - tha Sarri.

Të fundit