Flash News

KRYESORE

Sarri i druhet Lazios: Janë më të mirët në zonë!

Sarri i druhet Lazios: Janë më të mirët në zonë!

Juventusi prej vitesh ka patur nevojë për një rival dhe sivjet e ka. Ai është Interi i trajnerit Antonio Conte, që mund ta mbajë vendin e parë për javë të tëra, aq i qëndrueshëm është.

Skuadra bardhezi nesër do të luajë nesër kundër Lazios në transfertë. Djemtë e trajnerit Sarri kanë ndoshta paksa frikë, sepse Lazio ka 6 fitore radhazi. Ai e vlerësoi shumë rivalin në konferencë për shtyp.

"Pikët janë gjithmonë të rëndësishme dhe nuk e kam fjalën vetëm te ndeshja që kemi tani me Lazion. Fakti që Interi ndodhet përpara nesh na nxit edhe më shumë. Mua më pëlqen ky rivalitet. Duhet të kemi kujdes nga Lazio. Ta mendoj se po kalojnë një moment shumë të mirë. Sipas meje, anë më të mirët në 25 metrat e fundit", - deklaroi tekniku i "Zonjës së vjetër".

I pyetur për gjendjen e skuadrës së tij, Sarri shtoi: "Bernardeschi ka punuar mirë. Dua ta përmirësoj. Can? Ai ka personalitet, edhe pse na u desh ta linim jashtë listës së Champions League. Rabiot po rritet me grupin. E pret një karrierë fantastike".

Të fundit