Flash News

KRYESORE

Sarri ka gjetur anësorin ideal, e konfirmoi sot në konferencë!

Sarri ka gjetur anësorin ideal, e konfirmoi sot në konferencë!

Bologna është ndalesa e radhës e Juventusit. "Zonaj e vjetër" e sheh veten aty ku është mësuar, e para në renditje. Trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri, pret maksimumin nga djemtë e tij pas fitores fantastike me Interin dhe pushimit ndërkombëtar.

Në konferencën e sotme për shtyp ai konfirmoi se Cuadrado do të vijojë të luajë mbrojtës i djathtë dhe se skuadra kundërshtare uron të ketë trajnerin Mihajlovic në stol.

"Douglas Costa është ende i dëmtuar. Nga doli ky lajmi i rikthimit?! Ai dhe De Sciglio kanë dhënë sinjale pozitive, por nuk luajnë dot. Ramsey dhe Danilo, po”, - u shpreh tekniku.

“Për sa i përket Cuadrados, e shoh ende dhe do të punoj që ta shoh si mbrojtës të djathtë. Ai ka ende gjëra për të përmirësuar. Duhet të shmangë rreziqet e tepërta dhe të bëhet më difensiv. Bologna? Rival i rrezikshëm. Shpresoj që nesër ta shoh Mihajlovicin në stol, patjetër", - shtoi ai.

Të fundit