Flash News

KRYESORE

Sarri mbështet Allegrin: Uroj që presidentët të mos e vënë re...

Sarri mbështet Allegrin: Uroj që presidentët të mos e

Lazio dhe Juventus nesër do të ndeshen për Superkupën e Italisë në Arabinë Saudite. Trajneri i kampionëve të Italisë, Maurizio Sarri, ka folur në konferencë për shtyp për këtë takim dhe për gjendjen aktuale të skuadrës së tij.

"Kohët e fundit kam filluar të argëtohem, në stërvitje dhe në ndeshje. Po e shijoj. Kemi akoma shumë defekte, por po punojmë t'i eliminojmë. Allegri ka thënë se në Itali skemat dhe taktikat nuk duhet të ekzistojnë? Shpresoj që presidentët të mos e vënë re, përndryshe rrogat tona do të pakësohen shumë! Besoj se ekziston një rrugë e mesme", ka deklaruar tekniku i Juventusit.

Sarri u pyet se kush e meriton të luajë në majën e sulmit dhe ai i dribloi gazetarët me pyetjen që iu bë. "Nuk e di akoma nëse do ta përdor kundër Lazios. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, besoj se do të duhet të bëjë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e luajtur në Genova. Tani nuk di asgjë", sqaroi Sarri.

Të fundit