Sarri me deklaratën e ditës për Ronaldon: Meritat i ka mamaja e tij!

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur në lidhje me formën e frikshme që po kalon Cristiano Ronaldo. Portugezi e ka nisur me vrull 2020 dhe po bën gjithçka mirë.

Numri një i stolit e ka pranuar se nuk ka asnjë meritë për një fakt të tillë, por të gjitha meriatat ia ka kaluar mamasë së Ronaldos, Maria Doloresit. “Ronaldo është fantastik në këtë moment dhe po shënon në mënyrë impresionuese.

“Ai është një kampion, një nga më të mirët e historisë dhe do të ishte e rëndësishme për ne që ta ndihmonim të fitonte topin e gjashtë të Artë. Do të na bënte ne të lumtur.

“Nuk mund të marr merita për gjendjen e tij momentale. Duhet t’i jepni merita vetëm mamasë së tij që ka krijuar një specie të tillë”, – tha me humor trajneri i kampionëve të Italisë.