Flash News

KRYESORE

"Sarri nuk e ndryshon dot Juven dhe fajin e ka Cristiano"

"Sarri nuk e ndryshon dot Juven dhe fajin e ka Cristiano"

Emanuele Giaccherini mendon se Cristiano Ronaldo i prish punë trajnerit Maurizio Sarri te Juventusi. Ish-lojtari i bardhezinjve sheh probleme, sepse sipas tij portugezi nuk përshtatet dot me filozofinë dhe skemën e Sarrit. Te Real Madrid ai luante me kundërsulme, kurse në Torino tashmë i kërkohen pasimet e shpejta.

“Klubi bëri një zgjedhje specifike në verë, kur mori Sarrin, një trajner i cili e bazon lojën te pasimet e shpejta. Kur ke një lojtar si Ronaldo, kjo nuk bëhet dot në të gjitha fazat e lojës. Ai ka mënyrën e tij të lojës dhe nuk e detyron dot të sillet ndryshe në fushë".

“Sarri po vuan, sepse Juventusi ka disa vite që është ndërtuar për të luajtur më drejtpërdrejt, jo kështu”, ka shtuar Giaccherini.

Të fundit