Flash News

KRYESORE

Sarri pranon gabimet e De Ligt, habit me arsyetimin e tij

Sarri pranon gabimet e De Ligt, habit me arsyetimin e tij

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur pas fitores kundër Torinos me rezultatin 1-0. Ai ka pranuar gabimet e Matthijs De Ligt, ndërsa i justifikon me faktin se liga holandeze ndryshon shumë nga ajo italiane.

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e kishim të qartë që Torino do të na vinte në vështirësi. Nuk ishte një sfidë që përshtatej me karakteristikat tona, por ne ia arritëm të merrnim maksimumin. Nuk mund të bënim kurrsesi Juventusin e bukur, të paktën në këtë ndeshje.”

“De Ligt? Vuajti në 20-të minutat e para, por më pas ishte konstant dhe bëri një pjesë të dytë mjaft të mirë. Është 19 vjeç dhe vjen nga kampionat shumë më ndryshe nga italiani, ku nuk ka kaq shumë taktikë.

"Atje mund të ndodhin gabime dhe mos të vihen re kaq shumë, ndërsa këtu i bëhet jehonë e madhe. Është diçka e natyrshme që do t’i duhet kohë për t’u përshtatur. Sidoqoftë, ajo që vlen për t’u thënë, është që De Ligt po përmirësohet nga dita në ditë.”

Të fundit