Flash News

KRYESORE

Sarri publikon listën për finalen e Superkupës, Chiellini është risia e madhe

Juventusi ka bërë të ditur listën e lojtarëve që do të grumbullojë për finalen e madhe të Superkupës kundër Lazios. "Zonja e Vjetër" vjen me ndryshime të rëndësishme, pasi trajneri Maurizio Sarri i ka surprizuar të gjithë me emrat e grumbulluar.

Bie në sy rikthimi i Giorgio Chiellinit. Mbrojtësi është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë, por trajneri italian e do që ta ketë për mbështetje të ekipit në stol dhe në dhomat e zhveshjes.

Lajmi i mirë për Juventusin është rikthimi në dispozicion i Szczesnyt. Portieri ishte i dëmtuar në ndeshjen kundër Sampdorias dhe tani do të luajë nga minuta e parë. Juvja do të duelojë me Lazion, ditën e diel, prej orës 17:45, në Riad të Arabisë Saudite.

Të fundit