Flash News

KRYESORE

Sarri tregon favoritin e Championsit, nuk është ekipi i tij

Sarri tregon favoritin e Championsit, nuk është ekipi i tij

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, fitoi ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen. Tekniku italian foli në lidhje me skemën e skuadrës së tij dhe favoritin e Championsit.

DYBALA-CR7-HIGUAIN – “Nuk e di nëse do t’i shohim të tre bashkë në fushë. Sonte pata ndjesinë se mund të ishin kushtet e duhura për t’i aktivizuar të tre, diçka e tillë do të kishte ndryshuar lojën e Leverkusen. Kur pashë që ata po linin hapësira të shumta, kushtet u krijuan dhe vendosa t’i aktivizoj”.

SHORTI – “Mendoj se kemi hyrë në një fazë ku shorti ka pak vlerë. Kanë mbetur 16 skuadra, më të mirat e Europës dhe çdo kundërshtar ka vlera. Janë edhe peshat e rënda, është e vështirë të kesh preferenca në short. Është një ekip shumë i rrezikshëm në skuadrat e kualifikuara nga vendi i dytë. Ka shumë skuadra të forta, mos të harrojmë anglezet. Real Madrid? Të gjithë duan ta evitojnë këtë ekip”.

RONALDO – “Është e qartë se Cristiano është një lojtar me një nivel më të lartë se të tjerët. Ka fituar 5 herë ‘Topin e Artë’, po flasim për një fenomen absolut. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që kemi Ronaldon në ekip dhe do fitojmë gjithmonë. Ndoshta rivalët nuk kanë një lojtar të tillë, por mbeten skuadra shumë të forta. Jemi me fat që e kemi, duhet ta vendosim në kushtet e duhura dhe do të na japë një dorë në ndeshjet që do jenë në ekuilibër”.

FAVORITËT – “Mund të them Manchester City. Kam përshtypjen që është një ekip i një nivelit të lartë dhe sivjet janë të përqendruar te objektivi Champions me shumë sesa në kampionat”.

Të fundit