Flash News

KRYESORE

Schauble dhe Macron për dakord një Parlament Europian të zonës euro

Schauble dhe Macron për dakord një Parlament Europian të

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble u shpreh dakord me presidentin e zgjedhur francez, Emmanuel Macron për fillimin e një projekti për një Parlament Evropian të zonës euro, në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen “La Repubblica”.

“Kam folur me presidentin Macron dhe mund të krijojmë me parlamentarët evropianë një Parlament të zonës euro, që mund të ketë një pushtet konsultativ për vlerësimin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES)”, theksoi Schauble për të përditshmen italiane.

MES, operacional që prej muajit tetor 2012, është një fond mbështetës për vendet në vështirësi krijuar pas krizës së zonës euro.

“Macron dhe unë jemi plotësisht dakord mbi këtë çështje. Ka dy mënyra për të riforcuar zonën euro,  të ndryshojmë traktatet ose ta bëjmë këtë me pragmatizëm nëpërmjet një metode ndërqeveritare”, theksoi ministri gjerman.

“Ndryshimet e traktateve kërkojnë unanimitet dhe ratifikimi i Parlamenteve kombëtare apo në disa vende kërkon një referendum. Duke marrë parasysh se aktualisht kjo nuk është e mundur, ne duhet të provojmë të shkojmë përpara me instrumentet ekzistuese, nëpërmjet një zhvillimi të traktatit mbi MES”. nënvizoi Schauble.

Për ministrin gjerman, e vetmja zgidhje e disponueshme aktualisht është krijimi i një Fondi Monetar Evropian.

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem është shprehur tashmë për një fond monetar evropian që do të zëvendësonte FMN për të gjitha planet e ardhshme të shpëtimit të vendeve të zonës euro në vështirësi.

Të fundit