Flash News

KRYESORE

Schmidt: Opozitës në Shqipëri i janë mohuar të drejtat; cilat janë shqetësimet e Gjermanisë

Schmidt: Opozitës në Shqipëri i janë mohuar të drejtat;

Christian Schmidt, Raporteri për Shqipërinë në grupin parlamentar të CDU/CSU të Bundestagut përforcon sot në një intervistë për gazetën “Shekulli”, njësoj si kolegu i tij Johann Wadephul, u shpreh se Gjermania mund të japë dritën e gjelbër për çeljen e e neogciatave me BE vetëm pasi të ndëshkohen politikanët që janë kapur në votëblerje sipas hetimeve të prokurorisë.

Ai theksoi sërish se opozitës i janë mohuar të drejtat demokratike dhe se nuk duhet fajësuar thjesht ajo për largimin nga parlamenti. Ndërsa si shqetësim të Gjermanisë  për Shqipërinë sheh konfrontimin mes palëve politike, ndërsa shprehet se duhet të gjendjet një zgjidhje.

Intervista e dhënë për gazetën Shekulli

  1. Z. Schmidt, cilat janë shqetësimet kryesore të Gjermanisë, mbi Shqipërinë?

Konfrontimi aktual politik midis qeverisë dhe opozitës duhet të zgjidhet. Strukturat parlamentare duhet të punojnë dhe përfaqësojnë pozicione të ndryshme demokratike. Për të nisur negociatat rreth pranimit në BE, duhet të ketë një angazhim të dukshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpërmjet institucioneve të pavarura. Veçanërisht hetimet për mashtrimet në zgjedhje duhet të kryhen si pasojë nga prokurorët publikë.

  1. A besoni se bojkoti politik është alternativat më të mira që mund të bëjë opozita politike?

Unë besoj se të dy palët duhet të punojnë për t’i dhënë fund konfrontimeve dhe të arrijnë një marrëveshje politike. Një sistem demokratik mund të punojë vetëm me një opozitë funksionale që u sigurohen të drejtat themelore.

  1. Reforma gjyqësore është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe kriteret kryesore për BE. A besoni se kjo reformë ka sukses këtu?

Ka pasur perparime. Natyrisht kjo duhet të vazhdohet. Reforma e drejtësisë është me rëndësi të madhe. Ne presim respektimin e kushtetutës dhe përkushtimin demokratik.

  1. A do të mbështesë Gjermania hapjen e negociatave për Shqipërinë?

Ne do të duhet të presim që Komisioni Evropian të publikojë raportin e tij të përparimit mbi Shqipërinë dhe pastaj do të marrë kohë që nevojitet për të arritur një qëndrim si në Gjermani ashtu edhe në nivel evropian. Nëse kjo do të ndodhë në qershor apo disa muaj më vonë nuk është vendimtare.

  1. Javën e kaluar grupi parlamentar holandez ka miratuar një mocion për të parandaluar regjimin pa viza për shtetasit shqiptarë. A mendoni se kjo është një lëvizje negative për Shqipërinë?

Në fund, ne do të duhet të vendosim për nivelin evropian për regjimin e vizave, si dhe për bisedimet e pranimit. Unë kisha një përshtypje të mirë të angazhimit të ministrit të ri të Brendshëm Lleshaj lidhur me funksionimin e ligjit.

Të fundit