Flash News

E-TJERA

Schweinsteiger lë Man United për Chicago Fire: jam i trishtuar

Schweinsteiger lë Man United për Chicago Fire: jam i trishtuar

Klubi MLS i ofroi atij një kontratë një vjeçare 70.000 paund në javë e cila do ta bëntë atë një nga 10 lojtarët më të paguar në MLS pasi do të binin dakord rreth marrveshjes me United. Sky Sport deklaron që Schweinsteiger është akoma në Angli dhe do të fluturojë drejt Chikagos për të kompletuar një vizitë mjeksore ku ai mori një një leje pune dhe një vize pune.

“Jam i trishtuar qe po lë kaq shumq shokë tek Manchester United”, “por i jam mirënjohës klubit që më dha shansin për të pranuar sifdën tek Chicago Fire”. Schweinsteiger do të mbajë pozicionin e lojtarit përcaktues në klub dhe do të jetë i gatshëm të luajë sapo ai të kalojë analizën mjeksore dhe pasi të ketë firmosur të gjitha dokumentat.

Kryetari dhe presidenti njëkohësisht i Fire Andrew Hauptman deklaron: “Bastian Schweinsteiger është një nga kampionët e klubit tonë”

Trajneri i Fire Veljko Paunovic  thekson se: “Shkathtësia e tij në fushë, dhe përvoja e tij e madhe në nivelet më të larta të futbollit do jetë një përfitim i madh për ekipin tonë”.

Chikago po mundohet të ringrihet pas dy sezeoneve dështimi që e dërguan atë në fund të kategorisë. Menaxheri i përgjithshëm Nelson Rodriguez shpreson që  Schweinsteiger do të ndihmojë në ngritjen e moralit në skuadër.

“Ne si një klub tani do të punojmë fort që të mbajmë veten në standartet më të larta. Më parë mendoj që ne ishim të kënaqur më atë që fitonim brënda vendit. Tani ne duhet të mendojmë që të rrisim standartet për të menduar më shumë në rang ndërkombëtar” deklaron Rodriguez

Të fundit