Flash News

KRYESORE

Scrub "bio" për pastrimin e thellë të fytyrës

Scrub "bio" për pastrimin e thellë të fytyrës

Fytyra juaj ka nevojë për një pastrim të herëpashershëm të paktën një herë në javë.

Përdorimi i scrub-it në fytyrën tuaj do i largojë papastërtitë dhe do t’i rikthejë shkëlqimin.

Çelësi i një jete të shëndetshme është pastrimi rrënjësor me një scrub natyral.

Përbërësit:

1 lugë gjelle sheqer kaf

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë çaji vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tas përzieni përbërësit derisa masa të bëhet kremoze dhe me kokrriza. Aplikojeni në fytyrë dhe bëjini masazh fytyrës për 2 minuta.

Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Pastrojeni fytyrën herë pas here me këtë scrub natyral.

Të fundit