Flash News

KRYESORE

“S’do lidhem kurrë me një futbollist”, ish-bashkëshortja e Xhemailit ‘thyen’ premtimin

Pasi i dha fund martesës 5 vjeçare me mesfushorin shqiptaro-zviceran, Blerim Xhemaili, modelja Erjona Sulejmani pati deklaruat në emisionin ‘Top Show’ se nuk ka më simpati për futbollistët dhe as që e mendon të krijojë ndonjë lidhje me to në të ardhmen.

E zhgënyer nga raporti me Xhemailin, ajo madje shtoi se jeta e saj këto 5 vitë ka qenë si në një kafaz. Por modelja nga Shkodra e ‘theu’ premtimin, pasi shprehu publikisht simpati për sulmuesin e Islandës, Rurik Gislason.

“Nuk e dija kush ishte, por kur e pash në ndeshjen me Argjentinën, nisa ta ndjek menjëherë në ‘Instagram’. Ishte shumë simpatik dhe do doja ta merrja tek agjencia ime e modës”, ka deklaruar modelja në studion e  ‘Magjia 21’ në TVSH, ku është paneliste e përhershme e emisionit.

30-vjeçari Rurik, i cili aktivizohet në Bundesligën 2 në Gjermani është shndërruar në një fenomen në rrjetet sociale; nga 30 mijë ndjekës që kishtë në 'Instagram' para fillimit të Kupës së Botës, tani më ai numëron mbi 1 milion fansa.

Fama e tij ka detyruar klubin gjerman të Sandhausen të shtojë edhe 300 vende të tjera në stadiumin 'BWT Hardtvald', pasi presin që shumë vajza të ndjekin ndeshjet e tyre prej bukurisë së shtatlartit.

Vajzat argjentinase nuk duan kupën por Rúrik Gíslason, i bëjnë thirrje Messit për lojtarin më të bukur të Botërorit

Të fundit