Flash News

KRYESORE

“S’do të biem në batakun e sherrit”, Elisa Spiropali thirrje Partisë Demokratike

“S’do të biem në batakun e sherrit”, Elisa Spiropali

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali është shprehyr në një deklaratë për media, se nuk do të bien në batakun e sherrit. Ajo i bën thirrje opozitës që të rikththehet në parlament, ndërsa e pyetur për deklaratën e fortë të LU-së i është shmanguar pyetjes duke thënë se ka çështje të tjera të rëndësishme për të diksutuar.

“PD po kapet pas cungut të politikës së vjetër, si i mbyturi pas fijes së barit. Ne s’jemi këtu për të  qarë hallet e PD por të Shqipërisë. Nuk do të biem në batakun e sherrit. Ne erdhëm sot këtu për të votuar komisionin e reformës zgjedhore siç ata e donin dhe si e kërkuan, por nuk na lanë pasi nuk kanë ardhur për të votuar por për të bërë sherr, jemi për t’u marrë me çështjet e rëndësishme. I bëjmë thirrje PD-së që t’i riktheher arsyes. Kur Perëndia të merr mend vetëm Perendia mund të të bëjë dërman”, u shpreh ndër të tjera Spiropali.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Koment për deklaratën e Ambasasorit Lu?

Spiropali: Nëse do hidhemi sot nga dega në degë, është për një seancë tjerët. ne jemi të vendosur për t’u marrë për çështje të tjera të rëndësishme.

Do ishte më mirë që Rama të risillte Konferencën e kryetarëve?

Spiropali: Kjo është shumë e thjeshtë, i kemi ezauruar të gjitha mënyrat. kemi nëj rend dite, askush s’do pengojë debatet. Ne erdhëm këtu për të votuar këtë komision.

Do të pranoni votimin dhe numërimin elektronik?

Spiropali:  Ky është një diskutim që do të bëhet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Kemi Çuçin dhe Bylykbashin. Kemi shancet që t’i japim një zgjidhje. Standarti është duke u përmirësuar. I bëjmë thirrje opozitës që të rikthehet në seancë për të rizgjidhur pikërisht këtë çështje.

Të fundit