Flash News

KRYESORE

"S’dua të jem më prostitutë", arrestohen tre tutorët, vëllezër shqiptarë

"S’dua të jem më prostitutë", arrestohen tre

Tre vëllezër shqiptar dhe një shtetas italian janë arrestuar pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim dhe vjedhje.

Mediat në Itali shkruajnë se bëhet fjalë për vellezërit Bacuku, Ledjani 28 vjeç, Aleksandëri 32 vjeç, Gentjani 35 vjeç dhe shtetasi italian Alessandro Gallineri 46 vjeç, të cilët u arrestuan ditën e djeshme (12 tetor) nga policia e Savonës.

Hetimi për 4 personat kishte nisur që në nëntor të 2017. Në datat 29 dhe 30 nëntor të këtij viti një vajzë 26 vjeçare shqiptare, i cili kishte punuar si prostitutë në Sanremo, nën kontrollin e 4 personave u dhunua, u rrëmbye dhe u mbyll në një banesë në Albissola Marina nga katër tutorët, pasi ishte ajo ishte shprehur donte t'i jepte fund jetës së rrugës.

Siç raportojnë mediat italiane, për të shpëtuar, vajza dyshohet se u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën “Gentile”. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që e reja mund të jetë shtyrë nga ballkoni nga tutorët. Ajo u transportua në spitalin në Sanremo dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi 30 ditore. E frikësuar nga kërcënimet e tutorëve, u detyrua të deklaronte para hetuesve se, ishte sulmuar nga një klient i Sanremos.

Por, dëshmia e një qytetari ngriti dyshime te hetuesit për vërtetësinë e deklaratës së vajzës dhe hetimet vijuan me analizën e kamerave të sigurisë, përgjime telefonike, vëzhgime dhe ndjekje që çuan në arrestimin e autorëve.

Të fundit