Flash News

KRYESORE

“S’e kam përdoruar mikrofonin për probleme partiake”, Meta -Ruçit: Duhet të pozicionohesh, heto Etilda Gjonajn

“S’e kam përdoruar mikrofonin për probleme

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kreut të Kuvendit Gramoz Ruç, i cili në një deklaratë të përbashkët me homologun e tij austriak përcolli një mesazh për kreun e shtetit, sa i takon paralajmërimit për shpërndarjen e parlamentit.

Në një dalje për mediat, Meta i përgjigjet Ruçit duke i thënë se duhet të kërkojë hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me ngërçin e krijuar për Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë duhet të pozicionohet në anën e shtetit të së drejtës.

“Po dëgjoja pak më parë kryetarin Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje shumë miqësore: pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim në kohën e duhur, luajalitet kushtetues, të ndihmojmë njeri-tjetri të mos dëmtojmë kushtetutën, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje.

Të hënën në mëngjes, tre orë para se të vendosnin për vakancat, kam bërë dhe një mesazh publik. Mendoj se ai duhet të kërkoj hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë. Ndoshta ka patur idenë së vendimi ishte publikuar nga KED, por faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendit për t'u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz që po asgjëson edhe atë pak legjitimitet që i ka mbetur kuvendit”, tha Meta.

Të fundit