Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“S’e pranoj dot talebanizmin”, dikur kundër Piramidës, sot Rama nxiton për të shembur Teatrin Kombëtar
Vetëm dy ditë kanë mbetur nga vendimi i Kuvendit, për të hedhur në votim projektligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe në një pjesë të truallit të tij, ndërtimin e disa kullave.
Sot është Rama ai që nxiton për të shembur godinën e Teatrit, godinë me vlera kulturore dhe historike. Brenda pak ditëve qeveria miratoi projektligjin në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, e kaloi në Kuvend me procedurë të përshpejtuar dhe të enjten do ta çojë në senacë plenare për ta votuar.
Sot kryeministri është i gatshëm të shembë godinën për të cilën shprehet se “është e padenjë për të qenë një godinë për Teatër Kombëtar i këtij vendi”.
Mirëpo, në fund të 2010-s, kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha, ndërsa Edi Rama ishte Kryetar Bashkie, ai nuk ndante të njëjtin mendim për monumentet e kulturës.
Kur “Piramida” në Tiranë rrezikohej të shembej si pjesë e një projekti të ish-kryeministrit Sali Berisha, për të ndërtuar në të njëjtin vend godinën e re të Kuvendit të Shqipërisë, Rama shprehej se “nuk e pranonte dot talebanizmin”.
Gjatë fjalës së tij të mbajtur në komitetin shtetëror “Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar”, Rama thekson se si një njeri i artit dhe kulturës s’e pranon talebanizmin ndaj objektit, sepse i çfarëdo kohe qoftë dhe me çfarëdo arsyeje u motivoftë, është talebanizëm.
“Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hyri me dinamit dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetare e libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi. Ju siguroj që këtë nuk do e bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë”, shprehej Rama duke vënë theksin më tej te rëndësia hisorike e monumenteve të kulturës.
Asokohe, Rama fliste dhe për marrëdhënien mes medias e qeverisë, që sipas tij, kanë shkelur rregullat “duke u akomoduar sipas rregullave, por edhe duke shkelur rregullat në mjedise të përshtatshme për aktivitetet e tyre”.
Rama gjithashtu shprehej totalisht kundër ndërtimit të pallateve të larta në kryeqytet, ndërsa sot ndërtesat gjigante kanë “mbirë” në kryeqytet.
“Ndërkohë, sot e gjithë ditën, ka një plan ky qytet, ka edhe një plan qendra e këtij qyteti, i cili ndryshe nga si e keni perceptuar dhe komentuar ju, nuk është një plan për të vendosur njolla e për të ngritur pallate, por është një plan për të sistemuar funksionet e godinave ekzistuese. Për t’i dhënë një sens organik të gjithë jetës në këtë qendër që është qendra e kryeqytetit të vendit dhe në rast se do të ndiqej ai plan pa as më të voglin dyshim mund të bëhet qendra më interesante, të paktën në rajonin tonë. Ky vend ka të përcaktuara perspektivat për të gjitha godinat dhe ndër to edhe vendosjen e teatrit kombëtar ku është sot parlamenti i vendit…", thekson Rama. Ndërsa me ironi shton se "nuk është nevoja për të shpenzuar kaq shumë para, (1 milion euro) nga taksat e shqiptarëve për të bërë teatër brenda piramidës”, shprehej Rama gjatë fjalës së tij në komitetin shtetëror Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar.
Mirëpo sot, ky është realiteti. Një debat i nxehtë po zhvillohet për Teatrin Kombëtar, për transformin e tij, humbjen e vlerave kulturore e historike dhe ngritjen e kullave të larta; ndërsa kryeministri është ai që vulos, duke u bërë dhe kontradiktor me fjalët e thëna 7 vite më parë. /Politiko.al/
*Fjala e Edi Ramës është marrë në librin“Piramida e Tiranës” botuar në 2011-n
Lexo edhe: “Teatri i Shqipërisë”/ Qokaxhinjtë dhe hallexhinjtë që janë mbyllur në ‘piramidën’ e këtij pushteti
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38