Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Seanca dëgjimore në UEFA, reagon Skënderbeu: Apeli jo i besueshëm, do triumfojmë në CAS
Pas gati 7 orësh, ditën e djeshme Skënderbeu ka mbyllur seancën dëgjimore në Apelin e UEFA-s për çështjen e dënimit 10-vjeçar dhe 1 milion euro gjobë që Komisioni i Etikës ka vendosur për korçarët, pas akuzave për trukim të ndeshjeve.
Në seancë kanë dëshmuar pesë lojtarë dhe ish-lojtarë të ekipit të Skënderbeut si edhe përfaqësuesit ligjorë të skuadrës, të cilët kanë bërë të qartë mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, klubi i Skënderbeut ka rikonfirmuar edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të procesit dhe kanë shprehur bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët e tyre do të japë rezultatet e pritura në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Kujtojmë se ekipi korçar nuk kërkon lehtësim, por heqje të plotë të dënimit nga UEFA.
Deklarata e plotë:
Sot, më datë 26.04.2018, është zhvilluar seanca dëgjimore në komisionin e apelit pranë UEFA-s, lidhur me dënimin disiplinor ndaj Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ me përjashtim për një periudhë 10 vjeçare nga kompeticionet europiane dhe caktimin e një mase disiplinore financiare në vlerën 1 milion euro nga komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s.
Përfaqësuesit tanë ligjorë, kanë argumentuar sërish para trupave gjykuese të UEFA-s mospërfshirjen dhe pafajësinë e plotë të klubit në veprimtaritë e pretenduara nga Inspektorët e Disiplinës të UEFA-s.
Në seancën e zhvilluar sot në Lozanë, para panelit kanë dëshmuar pjesëtarë të stafit drejtues, lojtarë aktualë dhe ish lojtarë të Skënderbeut, të cilët kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura nga inspektorët e UEFA-s.
Duke marrë në konsideratë ekzistencën e një marrëdhënie institucionale ndërmjet organeve gjykuese, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ rikonfirmon edhe njëherë mosbesimin për drejtësi në këtë fazë fillestare të procesit dhe shprehim edhe njëherë bindjen e plotë se strategjia e ndjekur nga bashkëpunëtorët tanë do të japë rezultatet e pritura në CAS, (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv).