Flash News

KRYESORE

Seanca e orës 18:00, PD zbulon planin si do veprojë përballë qeverisë

Seanca e orës 18:00, PD zbulon planin si do veprojë përballë

Partia Demokratike ka njoftuar se në seancën e orës 18:00 nuk do të drejtojë asnjë pyetje në drejtim të qeverisë, pasi kjo mënyrë e të vepruarit do të keqpërdoret për propagandë elektorale.

Në reagimin e PD-së theksohet se pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve

Reagimi:

Vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas proçedurës së rregullores së Parlamentit  lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit.

Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat është keqpërdorur për të marrë kohën e një propagande elektorale.

Koha e përgjigjeve asnjëherë nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit.

Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore. Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë shans kësaj maxhorance të keqpërdorë kohën në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.

Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.

Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve. ​

Të fundit