Flash News

KRYESORE

Seanca e parë për këtë vit, zbulohet data kur do mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Mbledhja e parë për këtë vit e Konferencës së Kryetarëve pritet të zhvillohet ditën e enjte, në datë 11 janar në orën 10:00 të paradites.

Burime nga mazhoranca bëjnë me dije për BalkanWeb” se në mbledhje pritet të diskutohet projekt-programi dhe projekt-kalanderi i punës.

Seanca e parë e Kuvendit për këtë vit pritet të zhvillohet ditën e hënë në datë 15 janar në orën 17:00 pasdite.

Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar protesta këtë muaj dhe nesër pritet të vendoset data. Një nga opsionet e opozitës është që protesta të zhvillohet në datën kur të zhvillohet seanca e Kuvendit, por kjo pritet të përcaktohet ditën e nesërme gjatë mbledhjes që Basha do zhvillojë me kryetarët e rretheve dhe me grupin parlamentar./BW

Të fundit