Flash News

KRYESORE

Seanca ndaj 23 protestuesve, thyhet dera e Gjykatës së Tiranës

Seanca ndaj 23 protestuesve, thyhet dera e Gjykatës së Tiranës

Policia nuk ka lejuar deputetët e opozitës të marrin pjesë në sallën e gjyqit ku do të mbahet seanca e ndaj 23 protestuesve të arrestuar në Kukës.

Deputetët kanë tentuar të hyjnë por ata janë ndaluar nga policia. Nuk kanë munguar as tensionet ndërsa raportohet se është thyer dera e gjykatës.

Në seancë nuk janë lejuar të futen as gazetarët dhe as operatorët. Ndërkohë jashtë gjykatës janë grumbulluar qytetarë të shumtë dhe familjarë të të ndaluarve të cilët bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve.

Të fundit