Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Seanca ndaj Emiljano Shullazit, Dani me tone të larta prokurores: E di mirë ti pse jam në burg
Gjykata ka zhvilluar sot seancën e radhës për çështjen “Vollga” ku Emiljano Shullaizi nuk ishte prezent.
Mes shumë debateve, prokuroria ka paraqitur provat shkencore të cilat nuk janë pranuar nga pala mbrojtëse.
Prokuroria ka deklaruar se fillimisht u hetuan dy grupe kriminale, hetime këto të cilat nisën në muajin shkurt të viti 2016.
Avokati i të akuzuarve tha se prokuroria me provat që paraqiti nuk po bën punën siç duhet, duke i cilësuar materialet shkresore si prova të marra nga google.
E ndërsa prokurorja Elizabeta Imeraj iu përgjigj duke I kërkuar palës mbrojtëse të mos bëjnë rolin e inspektorëve të prokurorisë.
Në debat është përfshirë edhe një nga të akuzuarit Gilmando Dani i cili ka ngritur pretendimet se po mbahen pa asnjë arsye në burg për gati 2 vjet.
Gilman Dani: Po mbahemi dy vite në burg kot
Imeraj: S’po të mban prokuroria, je në burg me vendim gjykate apo nuk ta kanë shpjeguar avokatët?
Dani: E di mirë ti pse jam unë në burg.