Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Seanca parlamentare nis me debate, Basha-Ruçit: Zbato rregulloren. Mos i vër kazmën Parlamentit!
Seanca e sotme Parlamentare ka nisur me debate ditën e sotme. Shkak është bërë ligji për minoritet. Vangjel Dule i PBDNJ kërkoi që kjo çështje të dalë jashtë rendit të ditës.
Refuzimi i kërkesës së Dules nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe nga mazhoranca ngjalli reagimin e Bashës. “Nga absurd në qesharak dhe tragjik, të votojë pro ose kundër kur rregullorja përcakton rregullat e funksionimit. Detyra jote është të zbatosh jo ta hamendësosh rregulloren me kartonat e një shumice të verbër. Është fatkeqësi e madhe për vendin, është dhe problemi i Shqipërisë. Deputeti kërkoi të zbatosh rregulloren. Nuk ta ka dhënë askush këtë pushtet. Ti nuk mund ta ndryshosh rregulloren nuk e ke këtë pushtet, zbato rregulloren mos i vër kazmën punimeve të Kuvendit.
Ka një procedurë, mblidh ekspertët dhe merr një vendim. Nuk mund të marrësh ti vendimin me shumicën e kartonave. Nuk ke të drejtë ta mendosh rregulloren me grupin tënd parlamentar”, u shpreh ndër të tjera Basha.