Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Seanca për 23 kuksianët e arrestuar, ky është urdhri i Ardi Veliut për policinë e Tiranës: Të gjithë në gadishmëri!
Me një urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe 6 Komisariatet kanë kaluar në gatishmëri.
Vendimi është marrë pas protestës së nisur të dielën në orën 19:00, para Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, nga qytetarë të Kukësit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Sipas “Panorama”, thanë se duke qenë se parashikohet përshkallëzim i protestës, drejtori i Përgjithshëm, Veliu, i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, që të marrë të gjitha masat për parandalimin e incidenteve të mundshme dhe kalimin e shërbimeve në gatishmëri.
Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë, mbrëmjen e së dielës, familjarët, por edhe qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit, kanë nisur një tubim duke protestuar para Drejtorisë së Policisë të Tiranës.
Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Policia.