Flash News

KRYESORE

Seanca për dy ish-drejtorët e ARRSH-së, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares

Seanca për dy ish-drejtorët e ARRSH-së, rrëzohet

Ka rifilluar seanca  gjyqësore në Elbasan për  dy ish-drejtorët e rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të cilët u arrestuan disa ditë më parë.

Ndërprerja e seancës u bë pas kërkesës për përjashtimin e gjyqtares, ku herë pas here pati  edhe tensione sallë mes avokatëve dhe gjyqtares.

Avokati Neshat Fana ka deklaruar se vendimi për kontrollin në banesën  e Andi Tomës nuk është në përputhje me ligjin.

“Keni marrë vendimet për masën e sigurisë dhe kontrollin e banesës në kundërshtim me ligjin. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj jush për shpërdorim detyre. E morët këtë vendim pa pasur prova se në banesën e  Andi Tomës kishte prova materiale”, deklaroi ai.

Por kërkesa për përjashtim të gjyqtares Idush Maliqi u rrëzua pas shqyrtimit  nga Bujar Musta. Gjyqi për Xhiken dhe 8 persona të tjerë vijon që prej orës 11:15 minuta.

Prokuroria dyshon se dy ish-zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën gjatë tenderimit të rrugës Elbasan-Gjinar dhe rehabilitimit të këtij aksi rrugor. Në seancë është prezent edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto.

Të fundit