Flash News

KRYESORE

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ç’pritet të ndodhë?

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës,

Kuvendi i Kosovës pritet të zhvillojë ditën e sotme një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Seanca do të fillojë në ora 09:00, ndërsa PSD ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.

Pikë e rendit të ditës është parashikuar diskutimi  për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Të fundit