Flash News

KRYESORE

Seferi: Luaj kudo që do trajneri, jam i habitur nga ditët e para

Seferi: Luaj kudo që do trajneri, jam i habitur nga ditët e para

Sulmuesi Taulant Seferi mori ftesë për herë të parë nga trajneri Eduardo Reja. Ai luan me Xamax-in në Zvicër dhe do të vëzhgohet për herë të parë nga tekniku italian. Seferi ishte në krah të Gjimshitit nga konferenca e sotme për shtyp.

Ambientimi - “E kam ndjekur gjithmonë kombëtaren. Këto dy ditë që jam këtu jam shumë i befasuar, pasi çunat më kanë pritur shumë mirë. Po shoh pozitivitet dhe shpresoj ta sjellim edhe në ndeshjet e ardhshme. Kam pritur ftesën, kam dëshirë të jem pjesë e kombëtares përherë. Shpresoj të bëj më të mirën”.

Aktivizimi - "E rëndësishme është që ndihem mirë, pastaj do marr apo jo minuta, vendos trajner. Do bëj maksimumin në stërvitje dhe do jem gati edhe për ndeshje".

Dëmtimi -  "Dy ndeshjet e fundit nuk luajta nga fillimi, për shkak dëmtimi. Tani ndihem mirë dhe i gatshëm”.

Ftesa - “Trajneri ka marrë në kombëtare ata që po luajnë dhe janë në formë. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe duhet të përqendrohemi të luajmë për fitore. Patjetër na duhet të fitojmë për të patur suksese. Jemi një grup shumë i mirë dhe ka shumë pozitivitet”.

Skema - "Nuk kemi punuar shumë taktikisht. Nuk e kam problem të luaj në krah, apo në qendër. Tani po luaj në qendër. Luaj kudo që kërkon trajneri”.

Të fundit