Flash News

KRYESORE

Sejamini: Qeveria ka mbaruar së qeverisuri, thjesht po menaxhon krizat

Sejamini: Qeveria ka mbaruar së qeverisuri, thjesht po menaxhon krizat

Gazetari Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Open” deklaroi se qeveria ka mbaruar së qeverisuri dhe thjesht po menaxhon krizat.

Sipas tij, qeveria është e apralizuar nga skandalet dhe shkarkimi i disa ministrave nuk do të ndryshonte asgjë.

Për qeverinë shqiptare vendos Rama dhe vendimet kryesore i merr sipas interesave politike. Rama mendon se do japë diçka me koncesionet. Kemi vizion të caktuar stretegjik, zgjidhet politika që plotëson objektivin. Problem kryesor është që qeveria ka mbaruar së qeverisuri, thjesht po menaxhon krizat. Është e paralizuar nga skandalet. Të gjithë ministrat mund të ndryshohen por asgjë nuk do të ndryshojë. Ekonomia e Shqipërisë është katastrofë. Për herë të parë s’ka asnjë investim të huaj. Lista është 0. Nuk ka asnjë investim të huaj në vend. Treguesit bazë të ekonomisë janë papunësia, s’ka asnjë lloj punësimi, në të gjitha raportet”, tha Sejamini.

Të fundit