Flash News

KRYESORE

“Sekretar i Përgjithshëm pa qenë një ditë anëtar”, vjen përgjigja e Arben Ristanit për ish-kreun e PD

“Sekretar i Përgjithshëm pa qenë një ditë

Kuvendi Kombëtar i mbajtur ditën e djeshme nga Partia Demokratike është shoqëruar edhe me kritika në radhët e demokratëve.

Ka qenë ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi, ai i cili përmes fjalës së tij iu drejtua Bashës dhe Berishës se përse në vend të Ritvan Bodes vendosi Arben Ristanin, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, sipas tij pa qenë asnjë ditë anëtar.

I ftuar në emisionin “ABC News”, në një intervistë me gazetaren Mirela Milori, Ristani i është përgjigjur ish-kreut të PD.

“Në fakt unë kam qenë nga studentët e grevës së ’90, kam qenë absolutisht pranë PD dhe kontribues ndër vite i saj. Megjithatë, s’dua të krahasohem me askënd, por shumë respekt për z. Boden si një nga figurat qëndrore të PD. E kam pasë edhe në momentet e para të punës, jam konsultuar me kënaqësi me të. Çështja nuk ishte të dalë në këto nivele personale, po diskutonin statutitn, e mira ishte të diskutonim për setin rregullave si ta bëjmë më mirë”, u shpreh Ristani.

Të fundit