Flash News

KRYESORE

Sekretari i DASH paralajmëron Lavrov: Rusia ka dëmtuar marrëdhëniet

Sekretari i DASH paralajmëron Lavrov: Rusia ka dëmtuar

Marrëdhëniet Rusi –SHBA nuk duket se janë në ditët e tyre më të mira kohët e fundit, kjo për shkak të sanksioneve që Rusia vendosi për zvogëlim të stafit të trupin diplomatik amerikan në Moskë.

Ka qenë Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, ai që i ka dhënë sinjalet paralajmëruese homologut të tij rus, Sergel Lavrov, që SHBA nuk do të rri e heshtur përballë deklaratave dhe vendimeve të Moskës zyrtare.

Në kuadër të takimit të shteteve të bashkësisë së vendeve aziatiko jugore dhe lindore (ASEAN) në kryqeqytetin e Filipineve, Manila, Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson është shprehur se i ka bërë të ditur homologut rus, Sergej Lavrov se SHBA do të reagojë pas masave ndëshkuese diplomatike të Rusisë.

“Përzierja ruse në fushatën zgjedhore presidenciale amerikane është një incident serioz. Lavrovit i është bërë e qartë se ky incident ka mbjellë një dyshim serioz. Përzierja ruse ka dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve” ka thënë sekretari i DASH.

SHBA pritet që deri më 1 shtator të kundërpërgjigjet. Deri në këtë datë SHBA duhet të reduktojë numrin e personelit të Rusi me 755 vetë. Rusia u përgjigj me dëbimin e diplomatëve pas sanksioneve të reja amerikane.

Të fundit