Flash News

KRYESORE

Sekretari gjerman për Evropën: Ka rënë interesi strategjik për Ballkanin Perëndimor

Sekretari gjerman për Evropën: Ka rënë interesi strategjik

BE vërtet aktualisht është shumë e mbingarkuar, por nuk duhet ta harrojë Ballkanin Perëndimor, thotë Michael Roth, Sekretari i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, Roth thekson se “kjo është problematike dhe më shqetëson, sepse ne si BE mund të jetojmë të sigurtë dhe në stabilitet, vetëm nëse mund të bëjmë më shumë për stabilitetin dhe pajtimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.”

“Ballkani Perëndimor duhet gëzojë prioritet për të gjitha presidencat e radhës. Një angazhim të madh e dëshiroj nga të gjithë, jo vetëm nga Gjermania, presidenca jonë e radhës është vitin e ardhshëm. Natyrisht tani jemi bllokuar nga tema të tjera. Si për shembull Brexit, që kushton shumë energji dhe kohë. Kemi edhe negociatat për kuadrin financiar buxhetor. Prandaj ka aq më shumë rëndësi që në këtë moment të mos e lëmë të humbasë si temë Ballkani Perëndimor”, deklaron zyrtari i lartë gjerman.

Të fundit