Flash News

KRYESORE

Sekretari i OSBE: Dialogu Kosovë-Serbi, çështje jetike për rajonin

Sekretari i OSBE: Dialogu Kosovë-Serbi, çështje jetike për

“Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike për rajonin”. kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, lidhur me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës, Greminger tha se kjo zgjidhje do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon.

“Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”, tha Greminger.

Të fundit