Flash News

KRYESORE

Sekretari i përgjithshëm OSBE-së: Gati të ndërmjetësojmë dialogun mes palëve

Sekretari i përgjithshëm OSBE-së: Gati të

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, tha se organizata që përfaqëson është gati që të ndërmjetësojë në dialogun politik mes palëve.

PD ka kërkuar të krijohet  një strukturë e posaçme me një përfaqësues të parlamentit dhe një përfaqësues të opozitës, me prezencën, monitorimin dhe ndërmjetësimin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, për Reformën Zgjedhore.

Zyrtari i lartë i OSBE-së, në konferencën e përbashkët me ministrin në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha se institucioni që përfaqëson, është i gatshëm të ndihmojë në tri drejtime në kuadër të Reformës Zgjedhore:

1-   Të sjellë ekspertizë teknike për standardet zgjedhore;

2-   Të kujtojë angazhimet që duhet të përmbush Shqipëria në kuadër të Reformës Zgjedhore;

3-   Të ndërmjetësojë dialogun mes palëve politike.

Ndërmjetësimi dhe prezenca e partnerëve ndërkombëtarë në diskutimet mes palëve, është kërkesa që ka paraqitur PD, për t’i bërë bashkë palët në realizimin e Reformës Zgjedhore.

Në këtë mënyrë do të realizohej një nga kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në. Tani është radha e PS-së të vendosë nëse do ta pranojë ndihmën e OSBE-së.

Të fundit