Flash News

KRYESORE

“Sekretari i MAS fshin serverat që kërkon Prokuroria, policia nuk ndërhyn”

“Sekretari i MAS fshin serverat që kërkon Prokuroria, policia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një tjetër denoncim.

Referuar ‘qytetarit dixhital’ Berisha denoncon Sekretarin e Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca se ka fshirë të gjithë serverat që i duhen Prokurorisë, ndërkohë që policia është njoftuar por nuk ka ndërhyrë.

Statusi i Berishës:

Sekretari i pergjithshem i mafies se ndrikull Viles, Plarent Ndreca fshin serverat qe kerkon prukuroria. 10 çuna krimi bejne sehir apo i mbajne ison banditit tek MAS! sb

"16/06/2017, 11:38:44: ‪ Përshëndetje doktor, jam punonjës i Ministrisë së Arsimit për shërbimet mbështetëse. Sot jam kërcënuar, fyer dhe shtyrë me duar nga ish Sekretari i Përgjithshëm Plarent Ndreca i cili edhe pse i pezulluar ka hyrë në intitucion nga dera e prasme e emergjencës. Sot 2 persona kanë hyrë në institucion me forcë duke u futur në zyrën e tij dhe kanë refuzuar të identifikohen ndërkohë që një të tretë arrita ta ndaloja. Thirra në ndihmë policinë dhe policia ka ardhur në institucion dhe ka hyrë në zyrën e tij. Ndërkohë 10 policë kanë rrethuar ministrinë dhe asnjë nuk përgjigjet për sigurinë e institucionit. 

Çdo gjë është e filmuar nga kamerat e sigurisë por Plarent Ndreca po fut në zyrën e tij njerëz që ti fshijnë serverat duke qenë se këtu ka ardhur dje prokuroria për të kërkuar materiale.

Ndihem i kërcënuar në vendin e punës dhe ju shkruaj që ta bëni publike se tani skam ku të ankohem më."

 

 

Të fundit