Flash News

KRYESORE

Sekretari i Shtypit në Shtëpinë e Bardhë jep dorëheqjen

Sekretari i Shtypit në Shtëpinë e Bardhë jep dorëheqjen

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer ka dhënë dorëheqjen. Nga ajo që mediat amerikane kanë bërë të ditur është se  ky vendim ka ardhur si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit në ekipin e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë.

Siç raporton New York Times, Spicer ishte i pakënaqur me emërimin e një drejtori të ri të komunikimit të Presidentit Donald Trump.

Financieri i Ëall Street, Anthony Scaramucci, është zgjedhur për rolin që zoti Spicer plotësoi pjesërisht.

Informacionet e shtypit të z. Spicer ishin një hit i lajmeve kabllore, por ai u tërhoq nga kamera përgjatë javëve të fundit.

Zhvillimi i fundit vjen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë po përballet me hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar të SHBA dhe nëse ekipi i fushatës së zotit Trump bënë marrëveshje me Moskën.

Të fundit