Flash News

KRYESORE

Sekretet për t`u ndjerë rehat mbi taka

Të ecësh mbi taka për një kohë të gjatë mund të jetë e dhimbshme por nëse mësoni se si të ecni në mënyrën e duhur mund të jetë më e lehtë se sa mendoni. Për fat të mirë ka disa “truke” të cilat nuk duhet t’i anashkaloni nëse keni ndërmend të pushtoni botën në këmbë.

Spruconi deodorant në këmbët tuaja

Për të parandaluar rrudhat dhe djersën në brendësi të këmbëve. Kjo tingëllon e çuditshme por është tepër efektive.

Ecni me hapa të mëdha

Nëse vini re modelet e pasarelave bëjnë hapa të mëdha dhe kjo nuk ndodh për t’u dukur bukur por për të ecur pa lëkundje dhe hapat e mëdha ju vijnë në ndihmë për këtë.

Vendosini këpucët në frigorifer

Konsulenti i veshjeve Allie Branduein tha “Nëse këpucët janë të ngushta, vendosini ato në frigorifer brenda natës dhe ja ku u gjet zgjidhja. Ngrirja dhe shkrirja e tyre i zgjeron pak.

Përdorni një shtresë të hollë xheli tek shputat e këmbëve dhe do t’i ndjeni këpucët më të rehatshme.

Të fundit