Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Dashi
Të bëhet një lider dhe të ketë gjëra të mëdha në jetën e tij. Dashi, njihet si një shenjë e cila nuk dëshiron të varet nga dikush tjetër. Ambiciozë të mëdhenj!
Demi
Të ketë siguri në të gjitha fushat e jetës. Demat njihen si njerëz të cilët dëshirojnë të kenë siguri në jetë. I kap frika nëse nuk kanë diçka të sigurtë. Ah more dem sa shumë e dëshiron jetën e mirë!
Binjakët
Dëshirojnë të kenë eksperienca të reja dhe të mësojnë gjëra të reja. Një binjak nuk lodhet duke mësuar gjëra të reja dhe të provojë eksperienca të ndryshme. Kështu vazhdo binjak!
Gaforrja
Dëshiron të ketë momente romantike me personin e zemrës dhe të tjerët të paguajnë për të. Liria e vërtetë është gjithmonë në mendjen e një gaforreje dhe ata nuk do pushojnë së luftuari derisa ta kenë. E zgjuar je moj gaforre!
Luani
Vazhdimisht të respektohet dhe lavërohet. Kjo është dëshira e fshehur e një luani, i cili dëshiron të jetë gjithmonë personi më i mirë. Je njishi o luan!
Virgjëresha
Të marrë dhe japë vazhdimisht dashuri. Virgjëresha është e fiksuar pas dashurisë dhe e dëshiron atë si ndonjë lëndë narkotike. Kujt ia merrte mendja, moj virgjëreshë që paske kaq shumë dashuri?!
Peshorja
Dëshiron të krijojë balancë dhe të bëjë bamirësi. Nëse çdo gjë shkon në ekuilibrin e duhur, një peshore do ndihet shumë mirë. Sa të mirë jeni ju peshoret!
Akrepi
Dëshiron të jetë në krye të çdo gjëje dhe të rregullojë të gjitha mosmarrëveshjet. Akrepët dëshirojnë shumë t’I bëjnë të tjerët të mendojnë se janë gabim. Ata duan të kenë sukses atje ku të tjerët dështojnë. Je pak i rrezikshëm o akrep!
Shigjetari
Dëshirojnë të bëjnë risi dhe ndryshime të vërteta në botë. Shigjetarët janë shumë socialë dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshime pozitive edhe në jetën e të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim. Sa durim që ke o shigjetar!
Bricjapi
Dëshirojnë të admirohen nga miqtë dhe familja e tyre Një bricjap ka shumë dëshirë që të tjerët të admirojnë punën e tyre. Njihen si shenjë që punon fort. E dimë o bricjap që je punëtorë!
Ujori
Ka një dëshirë të madhe të dalë nga turma dhe të njihet për guximin e tij. Ujori dëshiron të mos bëjë çdo gjë që të tjerët bëjnë. Ata guxojnë për të ndryshuar jetën e tyre, pa bërë krahasime me botën që e rrethon. Bravo të qoftë o ujor!
Peshqit
Dëshira e tyre e fshehtë eshtë që ëndrrat dhe fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet. Peshqit njihen si shenjë që në shumicën e kohës jetojnë duke ëndërruar. Dëshira më e madhe e tyre është të zgjohen dhe t’i bëjnë në realitet gjërat që kanë në kokën e tyre. Zgjohu nga ëndrrat o peshk i dashur!