Flash News

KRYESORE

Sekreti i Kate Middleton që të mos marrë vëmendjen e nuseve në dasmat ku ftohet

Nëse dikush e fton atë në dasmë, e sigurte që do marrë gjithë vëmendjen. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është një nga femrat më më stil në Britani dhe në familjen e saj mbretërore.

Dhe Dukesha është shumë e ndërgjegjshme për këtë, ndaj përdor një “hile” për të mos marrë vëmendjen e nuses. Ajo zakonisht vesh të njëjtat veshje që i ka përdorur më parë dhe për ta vërtetuar këtë shihni më poshtë tre momentet që e ka bërë:

Dasma e Meghan Markle dhe Princit Harry

Veshi fustanin-xhaketë, që e kishte veshur dhe në pagëzimin e Charlotte

Dasma e  William van Cutsem dhe Rosie Ruck Keene

Veshi një fustan me pika që kushton vetëm 38 paund dhe që e ka veshur dhe më parë

Në dasmën e mikeshës saj më të mirë, Sophie Carter

Ditën e djeshme martohej mikja e saj më e mire dhe Kate veshi një fustan-pallto ngjyrë blu, të cilën e ka veshur dhe më parë në një vizitë në Berlin.

Të fundit