Flash News

KRYESORE

Sekreti i pullës

Është e sigurt të thuhet se shumica prej nesh, nëse jo të gjithë, kanë pasur një përvojë me pullën që i bie nga veshja. Jo vetëm që mund të jetë e sikletshme nëse ndodh para të tjerëve, por gjithashtu mos rregullimi i saj ndikon dhe tek rroba.

Disa e çojnë tek rrobaqepësi por ka një mënyrë më efektive por edhe më me pak kosto, të mësosh se si të rregullosh vetë pullën e rënë.

Çfarë do të duhet...

Gjilpërë për qepje

Natyrisht, një gjilpërë për qepje do të jetë mjeti kryesor. Çdo lloj gjilpëre bazike do të kryeje punë por në përgjithësi zgjidhni një që e ka majën sa më të hollë. Sepse e bën më mirë punën.

Fije peri

Një rrotullamë me fije peri që të ketë diku të 9-12 centimetra, është e mjaftueshme për shumë situata në të cilat do të ju fusë pulla juaj. Për të dalë nga situata dhe që fija e perit t`i përshtatet ngjyrës së rrobës tuaj, atëhere është mirë te keni disa rrotullame me ngjyra të ndryshme.

Pulla

Shumica e këmishave me pulla, në brendësi kanë pulla rezervë. Po ashtu edhe shumica e xhaketave apo dhe veshje të tjera kanë pullën rezervë, të cilat vijnë në një qese plastike brenda xhepit. Atëherë ruajini këto pulla, mos i hidhni. Do t`ju duhen.

Gërshërët

Gjithashtu, ju do të keni nevojë edhe për një gërshërë. Në këto raste është mjeti që duhet më shumë.

Një laps apo ngjyrues

Do t`ju ndihmojë të bëni shenjën nëse dëshironi të nënvijëzoni atë që do rregulloni.

Në videon e mëposhtme sqarohet i gjithë procesi i qepjes së pullës:

Të fundit