Flash News

KRYESORE

Sekreti i vokalit potencial të Aurel Gaçes. Një ‘bishë’ e vërtetë dhe jashtë skenës

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret e preferuara të publikut shqiptar, për shumë arsye. Përveçse zëri i saj ka një potencial të pakrahasueshëm dhe  i përshtatet çdo zhanri muzikor, Aurela dallohet dhe si një prej këngëtareve më me pak komplekse në Shqipëri.

Ajo i pranon publikisht të mirat dhe të metat e saj si dhe është gjithnjë pjesë e situatave të përditshme që ndodhin në Shqipëri dhe prekin shtresen e ulët të popullësisë. Po ashtu është një ndër këngëtaret që i përkrah pafund kolegët e saj dhe talentet e rinj.

Por kësaj radhe s`do flasim për të mirat e shumta që kjo këngëtare mbart por për sekretin e energjisë saj. Aurela është 42-vjeçe dhe është bërë nënë për herë të dytë por kjo nuk e ndalon atë të ushtrohet çdo ditë.

“Pse si perballohet ndryshe ajo qe jap ne skene me ore te tera duke vrapuar e duke kercyer pa levizur asgje nga frymemarrja e te kenduarit live ?

Te gjitha keto ushtrime te tjera jane rresht, intesivisht. 

Sot jam 42 vjeç e ndihem 18 fale asaj qe i them trurit e trupit perdite. Mos lejoni asnje t'ju tregoje te kunderten. Nje ecje , ndryshon mendimet, behesh me pozitiv. Me bast, faleminderit Zot,” ka shkruar Aurela krahas videos që ka publikuar në Facebook duke ushtruar fuqishëm. Video të cilën më pas e ka fshirë dhe ka hedhur një tjetër me të njejtin mbishkrim. 

Të fundit