Flash News

KRYESORE

Sekreti i jetëgjatësisë qëndron brenda nesh ...

Sekreti i jetëgjatësisë qëndron brenda nesh ...

Është shumë e rëndësishme që të mendojmë pozitivisht, në mënyrë që të jemi më të shëndetshëm dhe më jetëgjatë. Sipas hulmutimeve të fundit të kryera nga Universiteti Stanford të publikuara në ‘Health Psychology’, tregon se personat të cilët e shohin vetën si jo të shëndetshëm janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme pavarësisht sa aktivë janë në të vërtetë.

Sipas këtij studimi mendimet, ndjenjat dhe besimet kanë ndikim në shëndetin e përgjithshëm. Ekspertët kanë arritur në konluzionin që ne duhet t’i prioritizojmë ndjenjat pozitive po aq shumë sa ushtrimet fizike.

Kjo nuk është hera e parë që dëshmohet një ndërlidhje mes mendimit pozitiv dhe jetëgjatësisë, pasi një ndërlidhje e tillë është dëshmuar edhe në studimet e mëparëshme.

Të fundit