Flash News

KRYESORE

Sektor i ri punësimi në Shkodër. Pjetri shpërblen socialistët me poste në bashki

Sektor i ri punësimi në Shkodër. Pjetri shpërblen

Pa marrë ende detyrën, kryebashkiaku ne pritje i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka nisur të mendojë për emrat që do te mbajnë postet më të rëndësishmë në këtë institucion. Mediat lokale raportojnë se ai ka 'pikasur' disa persona, duke deshmuar se Shkodra tani është një sektor i ri punësimi për socialistët e pakënaqur të 6 viteve qeverisjeje të Edi Ramës.

“Shume prej emrave nuk kane asnje eksperience ne pushtetin vendor dhe premtojne shume pak per nje bashki qe ka goxha probleme, e sfida per te kapercyer, qe duket se Pjetri megjithe bujen e madhe te premtimeve, do ti hedh pas kraheve me tu ulur ne ate karrige, duke vepruar siç beri me propaganden 1 mujore si prefekt, ku fjalet ishin kryefjale e daljeve te tij dhe asgje me shume”, shkruajnë mediat lokale.

Në votimet e 30 qershorit, Pjetri mori 10.884 vota (pjesemarrja nuk i kaloi 9%) ose e thënë ndryshe 1 mijë e 681 vota më pak se kandidatja socialiste Keti Bazhdari në 2015, ndërsa partia socialiste u rrit këto zgjedhje me 1422 vota.

Të fundit