Flash News

KRYESORE

Sekuestrimi i kokainës/ Gazetari: DEA amerikane, pjesë e aksionit

Sekuestrimi i kokainës/ Gazetari: DEA amerikane, pjesë e aksionit

Duke komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Maminas të Durrësit, gazetari Basir Çollaku është shprehur i hapitur me faktin se pse policia shqiptare thotë se ky aksion u krye pa ndihmën e partnerëve të huaj. I ftuar në televizionin ‘Fax News’, ai tha se DEA amarikane u ka dhënë informacione autoriteteve shqiptare.

“DEA amerikane ishte pjese e operacionit. Nuk mund bëhët një operacion i tillë global, pa ndihmën e partnerëve të huaj. Presioni amerikan ka qenë i madh për autoritetet shqiptare dhe kjo ka nxitur deri diku reagimin e tyre”, deklaroi Çollaku.

Në fund, Çollaku shtoi se ekzistojnë mundësitë që disa prova të zhduken, ndërsa i bëri apel prokurorisë që t'i shkoj deri në fund ngjarjes dhe të kap ‘peshqit’ e mëdhenjë që fshihen pas saj.

Të fundit