Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 13 kg kanabis, në pranga 36-vjeçari

Sekuestrohen 13 kg kanabis, në pranga 36-vjeçari

Policia ka sekuestruar 13.5 kg kanabis në pikën kufitare Tre Urat në Përmet. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në një vend të përshtatur në shasin e mjetit u gjet lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Pesha totale e lëndës rezultoi 13.5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, shtetasin J. H, 36 vjeç , banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër.

Të fundit