Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 136 kg kanabis ne Tepelenë, policia arreston poseduesin

Polica ka arrestuar ditën e sotme 62 vjeçarin Demo Zano, banues në fshatin Nivicë të Tepelenës pasi pas kontrollit në banesën e tij i janë gjetur 136 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Mësohet se pas burimeve në rrugë operacionale për posedim droge në banesën e 62 vjeçarit, ka ushtruar një kontroll ku ka gjetur dhe sekuestruar sasia e drogës e fshehur në 5 fuçi plastike dhe në bidon qumshti për të mos ngjallur dyshime.

 Policia arrestoi në flagrancë shtetasin, ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

 

 

Të fundit