Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 15 kg marijuanë në Durrës, arrestohen tre persona

Sekuestrohen 15 kg marijuanë në Durrës, arrestohen tre persona

Ditën e sotme, në Portin e Durrësit janë arrestuar tre persona pasi ju zbuluan 15 kilogramë marijuanë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B.S, i cili u kap në flagrancë si dhe të dy pasagjerët  D.A. dhe D.S., banues në Kosovë.

Lënda narkotike u gjet në një mjet, i cili ishte i ngarkuar në një karrotrec, që drejtohej nga  shtetasi B. S.

Të fundit