Flash News

KRYESORE

Sekuestrohen 2 kg kokainë te Ura e Dajlanit, në pranga dy të rinj nga Durrësi  

Sekuestrohen 2 kg kokainë te Ura e Dajlanit, në pranga dy të rinj

Sekuestrohet një sasi prej dy kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë në Durrës.

Në pranga kanë përfunduar dy të rinj nga Durrësi, pasi po tentonin ta transportonin me një makinë tip BMW.

Aksioni për kapjen e tyre u zhvillua në zonën e Urës së Dajlanit. Dy të rinjtë kanë tentuar të largohen, duke braktisur mjetin sapo kanë pikasur policinë, por nuk i’a kanë dalë dot.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohet 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacion policor të koduar”Menaxheri”.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

    • Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës pas vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip BMW, ( Taulant Lala – drejtues dhe Adnad Bufi – pasagjer ) , në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Dajlanit” kanë dalë nga mjeti.

Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag. Pjesën e Airbag të automjetit e kishin përshtatur për të vendosur lëndën narkotike Kokainë.

Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plastmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik ” parashikuar në nenet 283/2 dhe 242 të Kodit Penal.

Të fundit